Pjanic thumbon Koeman: Do e humbja një vit kot në Barcelonë

Pjanic në një intervistë ka thënë se ai ishte afër që të nënshkruante me Juventusin këtë verë

Miralem Pjanic nuk i ka kursyer fjalët e tij pas largimit nga Barcelona dhe ai beson se qëndrimin në Blaugrana do të thoshte se ai do ta humbiste edhe një vit në karrierën e tij.

31 vjeçari, po ashtu ka treguar që Lionel Messi e ka pyetur atë më parë se nëse ka ndonjë arsye të veçantë që pse Koeman e trajtonte atë në atë mënyrë.

“Koeman kishte një sjellje kundër meje që nuk e kuptonte askush”, tha Pjanic për Tuttosport.

“Madje as Messi, i cili shpesh me ka pyetur mos kisha rastësisht diçka më të. Nuk mund të qëndroja në Barcelonë me Koeman. Do ta humbja edhe një vit dhe unë dëshiroj të luaj”.

Pjanic, i cili u huazua në Besiktas më 2 shtator, ka theksuar se ai dëshironte të kthehej në Juventus këtë sezon por bisedat e agjentit të tij me Zonjën e Vjetër nuk ishte frytdhënëse.

“Kishte një kontakt në mes Juventusit dhe agjentit tim, por tregu i transferëve nuk është i lehtë”, shtoi Pjanic”.

“Do të dëshiroja të kthehesha në Juventus dhe kam bërë gjithçka që të bashkohem serish me Allegrin. E dua Juventusin dhe kam lidhje të mira me presidentin Agnelli”.

Boshnjaku po ashtu ka bërë një krahasim për kohën sa ka luajtur me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Jam shumë më fat që kam luajtur me dy ‘alienë’, e cila ndjenjë është sikurse të fitosh trofe”, theksoi Pjanic.

“Ata janë ndryshe, por në të njëjtën kohë shumë të njëjtë. Cristiano kujdeset për çdo detaj, por mendoj që Messi nuk punon shumë. Leo është një dhuratë unike. Ai i bën gjërat që të duken jashtëzakonisht të thjesht. Madje edhe gjuajtjet e lira”.