Aksident në Tiranë, makina përplas biçikletën
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje tek Rruga e Kavajës në Tiranë.
Automjeti me drejtues shtetasin me inicialet M.V ka përplasur një biçikletë.
Për pasojë, një 50-vjeçar i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprakMë datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.