Bayern Munich ‘zot’ në fushën e Leipzing, bavarezët fitojnë tre pikë por edhe ringjallin Sanen

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i RB Leipzig me rezultat 4-1 në kuadër të javës së katërt të Bundesliga,.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për bavarezët, kur fituan penallti në minutën e 10-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Robert Leëandoëski për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa e dyta ishte më atraktive.

Me të filluar fraksoni i dytë, në skenë doli i riu Jamal Musiala, i cili asistimin e  bukur të Alphonse Davies e ktheu në gol për 2-0.

Në minutën e 54-të, Bayern Munich shënoi edhe golin e tretë në këtë ndeshje.

Leroy Sane me një goditje të bukur shënoi për 3-0.

Por në minutën e 58-të, Konrad Laimer pas asistimit të Kevin Kampl shënoi për 3-1.

Në fund në listën e shënuesve u gjend edhe Choupo Moting që shënoi për 4-1.

Skuadra e Julian Nagelsmann, mori tri pikë, ky i fundit ndaj ish-skuadrës së tij.