Mbi 5 mijë raste të reja në Itali, Covid u merr jetën 57 personave

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 5193 persona dhe kanë humbur jetën 57 qytetarë.

Të dhënat tregojnë se në spital vijojnë të qëndrojnë të shtruar 547 pacientë, por fatmirësisht është ulur numri i pacientëve në kujdesin intensiv.

Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar edhe 5997 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,601,749 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 129,885 pacientë.