Ngo rikthehet me dopjetë: Dua të dal përsëri kampion, kam humbur 10 kg për 5 javë

Majkëll Ngo, u rikthye me dopjetë te Tirana. Sulmuesi anglez realizoi 2 herë në triumfin 4-2 që bardheblutë arritën në javën e parë të kampionatit ndaj Skënderbeut.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Ngo u shpreh: “Jam shumë i foksuar këtë vit dhe është e rëndësishme, ika si kampion dhe dua të jem sërish kampion. Futem në fushë çdo herë dhe luaj me zemër. Kam humbur 10 kile për 5 javë. Po stërvitem shumë mirë për trupin tim. Ishte një situatë shumë e bukur me tifozë, është hera e parë pas shumë kohësh. Ishte shumë e bukur eksperienca e festimit të golit, ata janë të mrekullueshëm”.