Helmohen dasmorët nga ushqimi i kontaminuar, policia arreston pronarin dhe kuzhinierin

Njëzetë persona janë helmuar në Durrës nga ushqimio që kshin konsumuar gjatë një ceremonie martesore në një prej restoranteve të qytetit të Durrësit. Policia ka arrestuar pronarin e lokalit dhe kuzhinierin, ndërsa po punohet për zbuluar se cili nga ushqimet ka pasur probleme kontaminimi.

Pakujdesia e një biznesi në Qytetin e Durrsit ka cuar në helmimin e të paktën 20 personave të cilët kishin konsumuar ushqime në restorant, gjatë një ceremonie martesore.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se këta qytetarë janë paraqitur me shenja helmimi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa blutë e këtij qyteti raportojnë për 5 persona që qëndrojnë ende në ambientet e urgjencës, gjendja shëndetësore e të cilëve është më e rëndë.

Dasma është organizuar në lokalin “Delta Event”, që gjendet në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa policia bën të ditur se janë arrestuar pronari i këtij biznesi, Pajtim Kaçani dhe kuzhinieri Bledar Hasa.

Ndërkohë SYRI TV ka siguruar edhe dëshminë e pronarit të lokalit ku sipas tij transporti I ushqimeve është bërë brenda normave dhe çdo produkt ka qenë i freskët. Edhe  Kuzhinieri Bledar Hasa ka deklaruar se gatimi I ushqimit është bërë në mënyrë korrekte dhe se produktet kanë qenë të freskëta.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar helmimin masiv, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë ende.

Instancat përkatëse po kryejnë analizat edhe në mostrat e ushqimeve, që janë marrë nga lokali ku u helmuan personat.