Tirana triumfon me ‘poker’ndaj Skënderbeut
Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Skënderbeun në javën e parë.
Dopieta e Majkëll Ngo dhe golat e Behiraçes dhe Limajt, i siguruan 3 pikë të arta bardhebluve, ndërkohë që për korçarët realizuan Zhan Viktor dhe Mensah.
Vlen të theksohet se kjo sfidë i pati të gjitha, gola, spektakël, kartona të kuq, penallti të anuluar nga VAR-i si dhe nuk munguan gafat e portierëve. Në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan.
Dalja me karton të kuq e Zguron në fillimin e pjesës së dytë “fiku” korçarët, teksa ishin kryeqytetasit ata që dominuan, duke realizuar edhe 3 gola.