Manchester United sfidon Newcastle, Solskjaer merr vendim për Ronaldon

Momenti i shumëpritur për tifozët e ka ardhur. I kthyer këtë verë tek “Djajtë e kuq”, Cristiano Ronaldo do ta nisë si titullar sfidën e sotme ndaj Newcastle, e vlefshme për javën e 4-rt në Premier League.

76 mijë tifozët në “ Old Trafford” do të brohorasin emrin e idhullit të tyre në shkallët e stadiumit, i cili kthehet të luaj për ta pas 12 vitesh.