Superiore/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së parë në Kategorinë Superiore.

Ka patur spektakël në të dyja sfida në këto 45 minuta.

Ashtu si Laçi – Vllaznia (3-3) edhe Tirana – Skënderbeu (1-1), janë mbyllur në barazim.

Në Kurbinë është zhvilluar një ndeshje mjaft e bukur me skuadrat që kanë shënuar nga 3 gola secila.

Kuqeblutë shënuan dy gola të shpejtë, me anë të Latifit (11) dhe da Silvas (34), por kurbinasit arritën të barazonin  rezultatin, falë dygolëshit Zarubica-s (34,38).

Aralica kaloi sërish në avantazh Vllazninë në minutën e 41-të, por 4 minuta më vonë Regi Lushkja vendosi sërish baraspeshën.

Gjithashtu edhe sfida që po luhet në “Selman Stermasi” mes Tiranës dhe Skënderbeut ka patur mjaft spektakël.

Fillimish ishin bardheblutë që kaluan në avantazh të parët me anë të Jocelin Behiratche në minutën e 4-rt. Mirëpo korçarët vendosën baraspeshën dy minuta më vonë, falë golit të shënuar nga Jan Victor.

Në fund të pjesës së parë, Enea Jorgji akordoi fillimisht penallti për Skënderbeun, por pas konsultës me VAR-in, vendimi kthehet dhe jepet thjeshtë rivënie fundore, pas duelit Bismark-Hoxhallari.