Supersfida Laçi - Vllaznia, njihuni me formacionet zyrtare

Në orën 13:45, në stadiumin e Kurbinit do të luhet ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore.

Pritet të jetë një ndeshje tepër e luftuar dhe me plot emocione, duke parë garën e ethshme që ishte vitin e kaluar për titullin kampion, por edhe duke parë ecurinë pozitive të dyja skuadrave në Ligën e Konferencës, duke kryer paraqitje dinjitoze në arenën europiane.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Roganoviç, Velija, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

VLLAZNIA: Zogoviç, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Heriç, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.