Superiore/ Tirana - Skënderbeu, Shehi dhe Memelli rreshtojnë titullarët

Tirana dhe Skënderbeu do të zbresin në fushën e “Selman Stërmasit” në orën 13:45, ku do të zhvillohet supersfida e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore.

Të dy trajnerët si Shehi dhe Memelli do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë, ndërkohë që të dy “timonierët” e skuadrave, kanë hedhur në fushë, lojtarët më në formë në këtë start kampionati. Vlen të theksohet fakti se te bardheblutë aktivizohet titullar, Ilion Lika. Portieri 41-vjeçar është rekordmeni i Kategorisë Superiore, si futbollisti me moshën më të madhe që aktivizohet në një ndeshje të kampionatit elitar shqiptar.

Formacionet:

TIRANA: Lika, Ismajlegeci, Hoxhallari, Behiraçe, Toshevski, Limaj, Trote, Hoti, Xhixha, Seferi, Ngo.

SKËNDERBEU: Rexhepi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Meksi, Vrapi, Mara, Zhan Viktor, Vangjeli, Bismark.