Brazil/ Fëmijët zbulojnë thesarin që vlen miliona euro

Disa ditë më parë një grup fëmijësh nga shteti i Rio Grande do Sul, Brazil arritën të gjenin një thesar , dhjetra makina klasike me vlerë të paçmueshme.

Nga etja për mister grupii fëmijëve gërmuan në oborrin e një ndërtesë të braktisur , ku disa prej tyre regjistruan çdo lëvizje të grupit përmes celularëve të tyre.

Siç shihet në video e postuar fillimisht në një grup bisedash në WhatsApp vendosën të thyejnë bllokimin për të hyrë në ndërtesë.

Gjetjet janë vërtet mbresëlënëse :dhjetra makina klasike të përshkruara si produkte me rëndësi të madhe që ishin lënë për vite të tëra të mbuluara në një vello pluhuri.

Videoja shumë shpejt ra në duart e autoriteteve policore lokale të cilët mbërriten në vendin e ngjarjes për të zbuluar flotën e makinave ikonike të panjohura më parë.

Këto makina të gjetura ishin modele nga viti 1920 deri në 1970 si Ford Model T dhe një Citroen DS.

Në veçanti, automjetet ishin pjesë e koleksionit të një koleksionisti që përdori ndërtesën si muze.

Në katin e parë kishte disa modele të rëndësishme si Chevrolet Corvair, Chevrolet Styleline (1952), Fiat 124 Sport Coupe, Simca 8, Renault Dauphine, Morris Oxford dhe Hudson Hornet.

Po aq mbresëlënëse ishin gjetjet në katin e dytë, ku - ndër të tjera - ishin: Austin A90 Atlantic në kabriolet dhe kupe, Chrysler Airfloë, modelet Ford të 1938 dhe 1949, Ford të 1951, Standard Vanguard, Renault Gordini, Ford Consul, Ford Taunus , por edhe një kamionçinë me tre rrota.

Vihet re se ky muze nuk ishte kurrë i hapur për publikun.

Deri në fund të viteve 1990 ose '00s, ndërtesa ishte e arritshme vetëm për koleksionistët dhe anëtarët e familjes së ngushtë të pronarit.

Vitet kaluan dhe muzeu u la i pashfrytëzuar për shkak të mosmarrëveshjes midis trashëgimtarëve. 

Pronarët ligjorë të koleksionit, pasi u njoftuan për incidentin, e zhvendosën pjesën më të madhe të tij në një vend tjetër.