Putin nuk arrin dot të mbajë lotët gjatë varrimit të mikut të tij Yevgeny Zinichev

Dy ditë më parë Minisitri i Emergjencave ruse  Yevgeny Zinichev vdiq në qytetin e Norilsk,  në rajonin Krasnoyarsk të Rusisë, gjatë një stërvitje kërkimore-shpëtimi ndër-departamentale nën ministrinë.

"Na vjen keq t'ju informojmë se Ministri i Emergjencave Yevgeny Zinichev humbi jetën tragjikisht gjatë një stërvitje për të shpëtuar jetën e një personi gjatë një stërvitje të mbajtur në Norilsk kundër emergjencave që mund të ndodhin në rajonin e Arktikut," tha ministria në një deklaratë me shkrim.

Në funeralin e tij mori pjesë dhe Presidenti rus Vladimir Putin cili u shfaq tepër i emocinuar .

 Në funeralin e ministrit, Vladimir Putin u përkul dhe puthi arkivolin e tij për t'i dhënë lamtumirën mikut të tij për herë të fundit. 

Putin u pa me forcë t’i mbante lotët teksa u përkul për t'i dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij.