11 Shtatori, Basha: Qëndrojmë në krah të SHBA, partnerit strategjik, në luftën kundër terrorizmit!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, nga të cilat sot mbushen 20-vjet. Në një mesazh në Twitter, Basha theksoi:

"Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.

Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona,” nënvizoi kreu i opozitës.