Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Parlamentit, ja deputetët që nuk e votuan

Lindita Nikolla zgjidhet kryeparlamentare me 79 vota pro, 137 deputetë morën pjesë. Nuk votuan Berisha, Shehi e Duka, LSI kundër.

Lindita Nikolla është zgjedhur kryeparlamentare me 79 vota pro, duke pasuar në këtë detyrë Gramoz Ruçin.

137 deputetë kanë marrë pjesë në votimin pasditen e sotme për kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla.

Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Nga 83 fletë votimi të vlefshme, komisioni i ngritur numëroi 79 vota pro dhe 4 kundër.

Votat kundër janë të deputetëve të LSI. Kjo gjë u konfirmua dhe nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.