Berisha: Ja cila do jetë lëvizja ime e radhës, Basha e shiti PD-në te Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat teksa futej në sallën e Kuvendit.

“I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD-në në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do jetë statutore për vendosjen e sovranitetit të PD.

Emergjenca është kjo. PD do të rivendosë sovranitetin, legjitimitetin, statutshmërinë e saj, të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Rama-Basha,” tha Berisha.

Më pas ai i dërgoi një mesazh edhe Ramës.

“Mund të blesh Lulzim Bashën, por kurrë nuk do blesh demokratët shqiptarë. Je i pashpresë për aktet që ke realizuar me Lulzim Bashën,” tha Berisha.