VIDEO/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë

Është përfshirë nga flakët një apartament në lagjen “24 maji” në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, nga incidenti ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.