Grupet militante palestineze e përshëndetën arratisjen si një akt “heroik”.

Trupat izraelite janë vënë në kërkim të gjashtë militantëve palestinezë, që janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë.

Mësohet se në mungesë të kapjes të të arratisurve, autoritetet palestineze kanë arrestuar të afërmit e tyre.

Pesë anëtarë të familjes, Mahmoud Ardah, Munadil Infaat dhe Mohammed Ardah, u arrestuan brenda natës, tha një grup palestinez për të drejtat e të burgosurve.

Arrestimet u bënë në zonën Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton BBC. Vendlindja e të arratisurve është fokusi i një kërkimi të nisur të hënën, pasi ata dolën nga burgu Gilboa përmes një tuneli.

Autoritetet izraelite thanë se ishte gabim i madh shumë ajo që kishin bërë ushtarët. Grupet militante palestineze e përshëndetën arratisjen si një akt “heroik”.