Tragjedia në Tetovë, Pano: Bashkëndajmë dhimbjen tuaj në zemër dhe në lutje

Pastori Akil Pano, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Tetovë, ku u përfshi nga flakët spitali Covid e për pasojë ndërruan jetë 15 vetë.

Pano thekson se bashkëndan dhimbjen me familjarët e viktimave në zemër dhe në lutje.

Postimi i pastor Akil Panos:

Me dhimbje të thellë kam përcjellë tragjedinë e humbjes së jetës së dhjetra vëllezërve dhe motrave të mi në Tetovë. Shpreh ngushëllimet e mia, të familjes dhe komunitetit të besimit për familjarët që vajtojnë të afërmin e tyre.

Në këtë kohë zie, vajtojmë me ju, bashkëndajmë dhimbjen tuaj në zemër dhe në lutje.

Lutjet tona I drejtohen Zotit të Gjithëpushtetshëm për ngushëllim, shërim dhe shpresë. [?]

#akilpano #koalicioniprofamiljes