VIDEO/ Largimi i studentëve/ Drejtuesi i Qëndresës Qytetare: Qeveria nuk ka strategji për arsimin

Në lidhje “Skype” në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, drejtuesi i Qendrës Qytetare, Rigels Xhemollari, foli për largimet e studentëve dhe uljen e numrit të regjistrimeve nëpër universitete.

“Ka katër vite që numri i studentëve bie dhe kjo nuk është një gjë normale. Por a ka shteti ynë një axhendë për këtë çështje? A është e përgatitur qeveria për t’u përballur me këtë situatë, pasi çdo vit po shohim që reduktohen studentët.

Mund të them se është shkruar një strategji për arsimin e përgatitur nga qeveria aktuale 2021-2026. Po mbaron viti 2021 dhe ende nuk është miratuar kjo strategji, por është në sirtaret e zyrtarëve.

Ne sot duhet të flisnim çfarë po ndodh me arsimin, por ne nuk kemi ende strategjinë të miratuar”, deklaroi drejtuesi i Qëndresës Qytetare.