Mezini: Jemi në valën e katërt të pandemisë, shifrat e fundit janë shqetësuese

Pneumologu Arjan Mezini, në një intervistë në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko, foli për situatën nga koronavirusi në vend.

Mezini thekson se jemi në valën e katërt të pandemisë, duke shtuar se shifrat e fundit nga Covid janë shqetësuese.

“Shifrat janë shqetësuese. Por, nëse e krahasojmë me dy valët e tjera, gjendja është më e qetë dhe më e mirëkontrolluar. Jemi në valën e katërt të pandemisë. Popullata jonë është pak problematike, në aspektin se e lënë që të shkojnë në gjendje kritike gjërat e vijnë që të marrin kurim, e shtrohen kur janë të rënduar ose shumë të rënduar.

Varianti Delta po prek më shumë moshat e reja. Shtrimet në spitale nga Covid janë ulur ndjeshëm në raport me të kaluarën. Vaksininimin do ta rekomandoja me forcë, sepse është gjëja e duhur që mund të bëjë një person. Duhet të ecnim më shpejt sa i përket vaksinimit”, deklaroi Mezini.