Itali/ Mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19, regjistrohen 59 të vdekur

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 5,522 raste të reja me Covid, nga 291,468 teste të kryera.

Ndërsa një ditë më parë, u shënuan 5923 nga 301,980 teste.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 59 viktima, duke shënuar rënie nga dje, ku u shënuan 69. 

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 129,766

Të shëruarit në orët e fundit janë 7,122, norma e pozitivitetit  është 1,89%.

Sipas të dhënave, 558 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali.

Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 38.