Cila është arsyeja e cila e largoi legjendarin Jack Nicholson nga sytë e publikut?

Aktori Jack Nicholson nuk është parë në publik për më shumë se një vit, dhe miqtë e tij të ngushtë pohojnë se ai vuan nga demenca.

Shumë besojnë se Nicholson aktualisht po kalon ditët e tij të fundit në një vilë në Beverly Hills, California.

"Jack dhe unë kemi qenë miq prej vitesh. Fatkeqësisht, ai nuk del më nga shtëpia. Ai kujdeset për djalin dhe vajzën e tij," tha shoku i tij për Radar Online.

Legjenda e aktrimit ka pesë fëmijë, dhe më së shpeshti është fotografuar me vajzën Lorraine dhe djalin Ray.

 Të afërmit e tij pohojnë se ai është mirë fizikisht, por se po e humb kujtesën.

"Është vërtet e trishtueshme të shohësh një aktor të talentuar si Jack, duke u sëmurur dhe sëmurë," tha një mik.

Filmi i fundit në të cilin Nicholson u shfaq ishte komedia romantike e vitit 2010 me protagonistë Reese Witherspoon dhe Owen Wilson. 

Para kësaj, në 2007, ai luajti në filmin "The Bucket List" me Morgan Freeman.

Ai u shfaq për herë të fundit në publik më 7 janar të vitit të kaluar në një lojë mes Los Angeles Lakers dhe New York Knicks në Staples Center.