Shqipëri - San Marino, formacionet zyrtare/ Reja bën disa ndryshime

Në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria do të presë San Marinon, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë vijnë me moralin e ngritur pas fitores së arritur ndaj Hungarisë dhe në këtë sfidë do kërkojnë tri pikët.

Ashtu siç pritej, trajneri Edi Reja ka bërë disa ndryshime në formacion. Tekniku italian ka vendosur të luajë me me një formacion sulmues, me Rei Manajn në majën e sulmit, i cili mbështetet nga Uzuni dhe Laci.

Reja i ka dhënë mundësi edhe Thomas Strakoshës ta nisë nga minuta e parë. Përpara portierit të Lacios, një tjetër risi është ajo e Enea Mihajt.

Formacioni i Shqipërisë: