VIDEO/ E quajtën tradhëtar dhe mori komente fyese se pranoi të luajë për Shqipërinë: 'Plisat' në mbështetje të Ardian Ismajlit

Vendimi për t’u larguar nga përfaqësuesja e Kosovës dhe për t’iu bashkuar Shqipërisë, ka kaluar me jo pak probleme për Ardian Ismajlin dhe familjen e tij.

Një grup i caktuar në Kosovë ka dërguar komente fyese dhe shpeshherë duke tejkaluar çdo cakë të mundshëm, ndërsa kjo është shprehur nga vetë babai i mbrojtësit të Empolit, Ilmi Ismajli.

Ndërkohë në ndeshjen e fundit që u fitua ndaj Hungarisë në shifrat 1-0, Plisat kanë duartrokitur dhe thirrur në korr emrin e Ismajlit. Tifo grupi nga Prishtina ka dhënë gjithë mbështetjen dhe dashurinë për këtë futbollist që pak ditë më parë u cilësua si “tradhtar” nga një tjetër faqe me shumë ndjekës në Kosovë. Ismajli shkoi për të falënderuar Plisat dhe i dhuroi fanellën nga ndeshja.