Vrau shokun se i përdhunoi vajzën 8 vjeç, gjykata liron babain

Një baba rus, Vyacheslav M, 34 vjeç ishte duke pirë me shokun e tij, kur pa dashje pa në telefonin e tij celular një video e tmerrshme, e cila e tregonte 32-vjeçarin Oleg Sviridov duke i përdhunuar vajzën 8 vjeçe.

Dhe nuk ishte hera e parë që Sviridov bënte të tillë:

në celular kishte dhe video të tjera qe e tregonin duke abuzuar me fëmijë të ndryshëm nga fshati i tyre Vintai, në jugperëndim të Rusisë.

Vyacheslavit iu errën sytë dhe e ka qëlloi për vdekje njeriun të cilin e kishte konsideruar mik.

Megjithatë 34-vjeçari, punëtor fabrike, nuk do të shkojë në burg.

Opinioni publik u ngrit në mbështetje të babait që mbrojti vajzën e tij dhe të mitur të tjerë, të cilët mund të vazhdonin të binin viktima të pedofilit të rrezikshëm.

Për këtë arsye, autoritetet vendosën ta lirojnë e për dy muaj, sa të përfundojë hetimi, ai do të qëndrojë vetëm në arrest shtëpie.