Mozzik uron të ëmën me fjalët më të ndjera me rastin e ditëlindjes

Mozzik gjithmonë ka treguar se është një djalë i mbarë sa i përket raportit që ka me familjarët e tij.

Pothuajse gjithmonë bën deklarata shumë të ndjera për secilin nga anëtarët e familjes e këtë radhë në qendër të vëmendjes ishte nëna e tij.

Ai ka ndarë në InstaStory një foto të Hanës së bashku me mamanë e tij, të cilës i drejtohet me një shkrim mjaft të ndjerë, ku dhe ia ka dedikuar që të gjithë suksesin e madh.

“Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti . Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty! Të Dua Nanë !”, ka shkruar Mozzik.