Telashe për Mancinin, dy titullar mungojnë ndaj Lituanisë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë mjaft të rëndësishëm për ndeshjen kundër Lituanisë, e cila luhet sonte në orën 20:45.

Bëhet fjalë për Federico Chiesan dhe Stefano Sensin, të cilët mungojnë për shkak të problemeve fizike.

Të dy lojtarët nuk u përfshinë në listë dhe “braktisën” grumbullimin e “të kaltërve” për t’u kthyer në klubet respektive.

Jashtë listës prej 23 futbollistësh mbeten gjithashtu edhe Nicolo Zaniolo dhe Emerson Palmieri, të cilët do të shkojnë në tribunë. Më herët kishin lënë grupin Verratti, Pellegrini, Immobile dhe Insigne. Këta janë lojtarët në dispozicion të Mancinit për Lituaninë:

Portierë: Donnarumma, Sirigu, Gollini.

 

Mbrojtës: Acerbi, Bastoni, Biraghi, Bonucci, Kalabria, Chiellini, Di Lorenzo, Florenzi, Toloi.

 

Mesfushorë: Barella, Bernardeschi, Castrovilli, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pessina.

 

Sulmues: Berardi, Kean, Raspadori, Scamacca.

 

Rreshtimi i mundshëm: