Koeman: Me largimin e Messit humbasim 30 gola në sezon

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur mbi gjendjen e skuadrës dhe largimin e Messit.

Ajo që po ndodh te Barça kohët e fundit është diçka shumë e veçantë. Më ka ndodhur gjithçka që nga dita e parë kur mbërrita: Messi donte të largohej por ka ndikuar shumë tek skuadra.

 “Që në momentin e parë që dëgjuam lajmin se ai nuk do të vazhdonte, ishte një goditje për të gjithë, përfshirë edhe mua, sepse po humbnim 30 gola ose më shumë në sezon dhe asistimet e tij.

U deshën disa ditë për t’u rikuperuar, por nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kthesh faqe dhe të ndërtosh gjërat si një ekip, duke i dhënë më shumë rëndësi strategjisë.

Taktikisht luajmë ndryshe, por ka gjëra pa top në të cilat skuadra mund të përmirësohet. Ne nuk do të kemi më cilësinë individuale të Leos, por sa i përket presingut, mbledhjes së skuadrës, jemi më mirë tani “.