Rekord kartonësh, kuqezinjtë ndëshkohen më shumë se çdo herë tjetër
Lojtarët e Kombëtares janë treguar të ashpër në këtë fushatë kualifikuese të Botërorit.
Këtë e tregojnë edhe ndëshkimet e shumta në pesë ndeshjet e para. Deri më tani, janë akorduar 16 kartonë të verdhë për lojtarët tanë
Një numër i lartë duke pasur parasysh se kemi në grup ekipe si Andorra dhe San Marino. Kontestime dhe gabime pati në ndeshjen me Poloninë, ku brenda 12 minutash arbitri italian Mariani nxori 3 herë kartonin e verdhë.
U ndëshkuan Abrashi, Bare, Hysaj në raste ku kartoni edhe mund të kursehej.
Penalizimi vjen direkt pas kartonit, pasi të ndëshkohesh në minutën e 10- të të frenon disi të japësh maksimumin dhe të luftosh po njësoj. Hysaj, Manaj dhe Bare nuk luajtën ndaj Hungarisë për shkak kartonësh dhe i radhës që mungon është Gjasula.