VIDEO NGA SYRI TV/ Rritet çmimi i bukës në Shkodër, qytetarët: Kosto shtesë për xhepat tanë

Qytetarët e Shkodrës u përballën ditët e fundit me rritjen e çmimit të bukës, gjë e cila nuk është pritur mirë nga ata. Në disa furra të qytetit është rritur çmimi, ndërsa në disa të tjera pritet që shtrenjtimi i bukës të ndodh në ditët në vijim.

Nga SYRI TV

Prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës është rritur me 10 lek çmimi i bukës. Shtrenjtimi i çmimit të bukës ka ndodhur vetëm në disa furra, ndërsa rritja pritet të ndodh edhe në furra të tjera gjatë ditëve në vijim.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur nga rritja e çmimit të bukës, duke u shprehur se kjo do të jetë një kosto shtesë në ekonominë e tyre.

Ndërkohë, prodhues të bukës në Shkodër shprehen se janë të detyruar të rrisin çmimin e bukës pasi është shtrenjtuar mielli. Pronarja e një furre buke, që pranoi të flas për Syri televizion, deklaroi se ndonëse në furrën e saj çmimi nuk është rritur ende për shkak se ka furnizim të vjetër me miell, në ditët në vijim buka do të shtrenjtohet dhe në biznesin e saj.

Rritja e çmimit të bukës ka ndodhur njëkohësisht në disa qytete të vendit. Shkak duket se është bërë shtrenjtimi i çmimit të miellit të importit, që vendi ynë merr kryesisht nga vende të tjera në Ballkan.