Kancelaria Merkel hap Panairin e Automjeteve në Mynih

Kancelaria Merkel, hapi panairin tregtar të automobilave dhe transportit IAA në Mynih me një vizitë. Gjermania duhet të vazhdojë të jetë një vend i rëndësishëm për prodhimin e automjeteve, shpjegoi Merkel. Transformimi në lëvizshmëri neutrale ndaj klimës ka të bëjë me ruajtjen e vendeve të punës në Gjermani.

Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve, u hap këtë vit nën moton e lëvizshmërisë neutrale ndaj klimës. Në fjalën e saj të fundit si kancelare në IAA, Merkel tha se është e kënaqur që industria tani ka pranuar në mënyrë të vazhdueshme sfidën e zhvillimit të lëvizjeve alternative.

“Unë jam e kënaqur që tani është e qartë se tendenca është qartësisht drejt elektromobilitetit”, tha Merkeli në ceremoninë e hapjes.

Katër vjet më parë kishte kryesisht studime e koncepte, dy vjet më parë erdhën modelet e para, por tani praktikisht të gjithë prodhuesit kanë “automjete elektrike të përditshme” në gamën e tyre të produkteve.

Mergeli vuri në dukje se këtë vit u arrit objektivi për të pasur një milion automjete elektrike të regjistruara në Gjermani. Ajo theksoi se zgjerimi i infrastrukturës për furnizimin me energji të këtyre automjeteve duhet të përmirësohet dhe njoftoi për këtë qëllim një ndihmë deri në shtatë miliardë euro. Kancelaria i bëri më tej thirrje industrisë të përdorë potencialin e hidrogjenit ose lëndëve djegëse sintetike.