Tentoi të shpëtonte kameramanin që kishte rënë në ujë, humb jetën ministri rus i emergjencave

Ministri rus i Emergjencave Civile Yevgeny Zinichev ka humbur në një aksident gjatë një stërvitje në Arktik. Ministria tha se Zinichev, 55 vjeçar kishte humbur jetën në Norilsk ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e dikujt tjetër.

Kryeredaktorja e Medias Ruse RT, Margarita Simonyan, deklaroi se një kameraman kishte rënë nga një shkëmb gjatë intervistës.

"Ai dhe kameramani ishin buzë një shkëmbi. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev u hodh pas tij për ta shpëtuar dhe vdiq pasi  u përplas me një shkëmb " tha ajo.

Ai ka shërbyer si ministër i emergjencave civile që nga viti 2018 dhe për vite thuhet se ishte një anëtar kyç i sigurisë së Presidentit Vladimir Putin.

Mediat ruse thonë se ata kishin filmuar një operacion trajnimi në rajonin e Krasnoyarsk në kohën e aksidentit. Anëtari i ekuipazhit gjithashtu vdiq pasi ra në ujë.

Stërvitja dy-ditore u organizua nga departamenti i Zinichev dhe u shtri në të gjithë Arktikun. Ai tha të martën se "formati, gjeografia dhe njësitë e përfshira janë unike".

Thuhet se ata ishin urdhëruar nga Presidenti Putin për të parandaluar situatat e krizës në Arktik dhe përfshinin 6,000 specialistë. Më parë, ministri vizitoi një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe vendin e një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk.