Kanabisi ‘Gorilla’ po pushton vendin, zbulohet çmimi marramendës
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga një plantacion me kanabis në Shqipëri.
Zona ku është mbjellë droga nuk bëhet e ditur, por gazetari thotë se bëhet fjalë për një hibrid të ri të kanabisit me emrin “Gorrilla”.
Duke folur në studion e lajmeve në ABC, lloji i ri i drogës, sipas Hoxhës, piqet brenda 60 ditëve dhe prodhimi është 100-200 gram për bimë. Sipas gazetarit çmimi i një kilogram kanabis “Gorilla” shkon në 4500 euro.
“Në rastin konkret ata janë profesionistë. Në ambiente të hapura. Kjo e ka çmimin 4500 euro. 4 herë më shumë se bima. Nga 100-200 gram për bimë. Është për treg europian. Se është shumë cilësore. Është një bimë e mirë nga Europa dhe aplikuar në Shqipëri”, ka deklaruar Hoxha.