Problem tjetër për Dafina Zeqirin, personi që e konsideronte të afërt shfaqet në shoqërinë e rivales së saj

Krahas sukseseve, emri i Dafinës u përmend për prishje të shoqërisë me miqtë edhe kolegët e saj.

Ishte një kohë e shkurtër kur Dafina Zeqiri rrinte e përqafuar me Dhurata Dorën, shoqëri që nuk zgjati shumë.

Dyshja nuk flasin më dhe nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në rrjetet sociale, arsyeja e të cilës asnjëherë nuk u bë e ditur asnjëherë.

Së fundmi, Dafina Zeqiri nuk flet as me Mario Novak, ku ky i fundit gëzonte një shoqëri shumë të mirë me këngëtaren, madje ishte dhe pjesë e videoklipit të këngës “Zili zili”.

Dafina dhe Mario Novak nuk ndiqen më në rrjete sociale, madje i kanë fshirë edhe fotot e videot së bashku.

Tashmë Mario ka filluar të ketë shoqëri të mirë me rivalen e Dafinës, Dhurata Dorën dhe kjo u bë e ditur me anë të disa fotografive të postuara nga vet ata. Mario, shihet duke e shoqëruar Dhuratën pothuajse në çdo koncert.