Tërmeti në Meksikë, viktima e parë një 19 vjeçar

Një tërmet i fuqishëm ka goditur jug-perëndimin e Meksikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Shërbimi Gjeologjik i shteteve të Bashkuara, tha se një tërmet me magnitudë 7.0 goditi lindje-verilindje të Los Organos de San Agustin, rreth tetë milje nga qyteti turistik i bregdetit të Paqësorit, Acapulco.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima e parë është një 19 vjeçar, i quajtur Eliodoro Hurtado.

Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa nuk dihet ende nëse ka viktima të tjera apo të plagosur.