VIDEO/ Të zhytur në stresin e trafikut, qytetarët shpërthejnë me sharje ndaj Ramës e Veliajt

Qytetarët e Tiranës po kalojnë një tjetër ditë të zhytur në stresin e trafikut të rënduar. Jo vetëm kaosi në Unazë, por si zgjidhje, Bashkia e Tiranës ka gjetur bllokimin e rrugëve që lidhin zonën e Kasharit dhe Yzberishtit me Unazën e Re.

Pa asnjë paralajmërim, qytetarët janë gjendur në grackën e ngritur nga Bashkia e Tiranës në Bulevardin e Yzberishit, pasi gjatë natës janë vendosur blloqe betoni duke zënë në grackë shoferët, që janë detyruar të qëndrojnë për afro 1 orë të bllokuar.

Në këtë aks nuk është vendosur as sinjalistikë paralajmëruese për bllokimin e Bulevardit të Kasharit, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin rrugë alternative, porn ë këto kushte janë detyruar të devijojnë në rrugët e amortizuara mes lagjeve të lëna në harresë  nga ana e Bashkisë.

Ky bllokim duket se ka për qëllim që të shmanget aksesimi i Unazës së Re nga qytetarët, e në këtë mënyrë, Bashkia dhe Qeveria zgjidhin problemin e tyre duke larguar vëmendjen e opinionit dhe medias që prej ditësh janë duke denoncuar skandalin dhe kaosin e krijuar prej institucioneve në këtë aks. Të gjendur përballë kësaj situate, duket se dhe qytetarëve u është sosur durimi duke shpërthyer në akuza e ofendime ndaj drejtuesve të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës…