Tragjedi në Gjakovë/ Dy fëmijë humbin jetën nga zjarri në banesë
Dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës, ka konfirmuar policia për mediat.
Policia tha se për rastin është në përgatitje të një raporti, mirëpo e konfirmoi shkurt vdekjen e fëmijëve.
Bëhet e ditur se viktimatjanë kushërinj të parë, ndërsa shkaqet e zjarrit që çuan deri të tragjedia mbeten akoma të panjohura.
Në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ekipi i zjarrëfikësve dhe Mjëkësia Ligjore.