VIDEO/ Bie propaganda, shihni masakrën mjedisore në Durrës
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një video nga vendi ku do grumbullohen plehrat në Durrës. Por realiteti është krejt ndryshe.
Problemi me mbeturinat në qytetin e Durrësit vijon të mbetet i njëjtë. Në zonën e ish-Kënetës gjendja paraqitet e rëndë, teksa mbetjet nuk pastrohen tashmë prej shumë kohësh.
Bashkia nuk ka marrë asnjë masë pavarësisht se qytetarët kanë shprehur shpesh shqetësimet e tyre lidhur me këtë pjesë.
Skandalin e ka denoncuar me video edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Mafia e plehrave Rama-Ahmetaj-Veliaj Koka helmojnë Durrësin me plehra!” shkruan Berisha.