VIDEO/ Pedofili rus u blinte ëmbëlsira 10-vjeçarëve, para se t’i përdhunonte dhe mbyste
Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një pedofil filmohet nga kamerat e sigurisë, duke u blerë ëmbëlsira dy vajzave të vogla para se t’i përdhunonte dhe vriste.
Viktor Pesternikov, 41-vjeç, është parë me nxënëset Ulyana Degtyar dhe Anastasia Fesley, që të dyja 10-vjeçare nga Kemerovo e Rusisë.
Shitësja ka thënë se në dyqan pedofili ishte prezantuar si daja, Vitya Pesternikov, shofer me profesion, më parë ishte dënuar me 10 vite burgim për pedofili.
Ai të martën u arrestua dhe pranoi në polici se u kishte blerë dy vajzave ëmbëlsira dhe pije joalkoolike.
Ndërkaq kur u pyet se pse u kishte blerë ëmbëlsira vajzave, babai i dy fëmijëve tha: “thjesht i kam qerasur”.
Fillimisht, pretendonte se kishte shkuar me vajzat për të ushqyer pëllumbat, ku sipas tij më pas ishin nisur në drejtime të kundërta.
Pamjet nga skena e krimit tregojnë rrobat e vajzave, që përshtateshin me ato nga kamerat e sigurisë brenda dyqanit ku u kishte blerë ëmbëlsira.
Pas presionit kishte pranuar se i kishte përdhunuar dhe më pas mbytur.