Shqipëri-San Marino, kompanitë ndërkombëtare të basteve favorizojnë ndjeshëm kuqezinjtë
Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme me San Marinon në “Elbasan Arena” ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Për kuqezinjtë në letër duket si një formalitet, teksa kështu e konsiderojnë edhe kompanitë ndërkombëtare të basteve.
Fitorja e Shqipërisë kuotohet me 1.03, një koeficient mjaft i ulët që do të thotë se fitorja nuk diskutohet.
‘Blof’ mund të quhet edhe barazimi, që ka koeficient 17.00, ndërsa fitorja e miqve kuotohet me 34.00.