Afganistan/ Kush është Mohammad Hasan Akhund, kreu i qeverisë së re?!
Siç është bërë tashmë dhe e ditur talebanët kanë emëruar Mullah Mohammad Hasan Akhund për të udhëhequr qeverinë e tyre të përkohshme, gati tre javë pasi grupi mori kontrollin e vendit.
Po kush është Mohammad Hasan Akhund?
Mullah Akhund është në listën e sankisoneve të OKB-së dhe është kreu i vjetër i organit të fuqishëm vendimmarrës të talebanëve Rehbari Shura ose këshilli udhëheqës.
Ai më parë ishte ministër i jashtëm dhe më pas zëvëndëskryeminisitër gjatë mandatit të fundit të talebanëve në pushtet nga 1996-2001.
Në një konferencë shtypi në Kabul të martën, zëdhënësi i talebanëve tha se bashkëthemeluesi i talebanëve Abdul Ghani Baradar do të ishte zëvendës i Mullah Akhund.
Ashtu si shumë në udhëheqjen talebane, Mullah Akhund e merr pjesën më të madhe të prestigjit të tij nga afërsia e tij me udhëheqësin e parë të lëvizjes, Mullah Mohammad Omar.
Akhund vjen nga Kandahar, vendlindja e talebanëve.
Një raport i sanksioneve i Kombeve të Bashkuara e përshkroi atë si një "bashkëpunëtor të ngushtë dhe këshilltar politik" të Omarit.
Akhund është shumë i respektuar brenda lëvizjes, veçanërisht nga udhëheqësi suprem i saj, Haibatullah Akhunzada, tha një burim taleban për agjencinë e lajmeve Reuters.
Disa vëzhgues e panë Akhundin, që besohet se ishte në mesin e të 60-ave dhe ndoshta më i vjetër, më si shumë një figurë politike sesa një religjioze.
Mullah Akhund ka prejardhje pashtune nga Ahmad Shah Durrani - themeluesi i Afganistanit modern (rreth viteve 1700).
Ai luajti një rol vendimtar dhe udhëheqës në këshillin udhëheqës të Rahbari Shura, i quajtur shpesh Quetta Shura, i formuar pasi talebanët u dëbuan nga pushteti në një pushtim ushtarak të udhëhequr nga SHBA në 2001.
Ai është autor i disa veprave mbi Islamin. BURIMI : AL JAZEERA