Video tronditëse nga tërmeti 7.1 ballë që goditi Meksikën

Një tërmet me magnitudën 7.1 ka tronditur ditën e djeshme shtetin Guerrero, Meksikë.

Epiqendra u raportua 11 kilometra në jug të Acapulco në Guerrero , 400 kilometra në jug të Mexico City, sipas Qendrës Sizmologjike Meksikane.

Ndërtesat në qytet janë dëmtuar , raportoi një korrespondent i Reuters.

Tërmeti, i cili zgjati më pak se një minutë, u ndje veçanërisht në Mexico City, njoftuan gazetarët e AFP. 

Tërmeti më i fundit i madh në Meksikë (gjithashtu me magnitudë 7.1) kishte goditur vendin më 19 shtator 2017 dhe sipas raportit zyrtar, kishte marrë jetën e 369 njerëzve.