Ndahet nga jeta kandidati për Komunën e Pejës

Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimçaku.

Mësohet se ai ishte certifikuar për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.

Podrimqaku humbi jetën pasi vuante nga një sëmundje, ndërkohë nesër që do të përcillet për në banesën e fundit në Novosellë të Pejës.

Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj.