VIDEO/ I shtrirë përtokë dhe i mbuluar me çarçaf të gjakosur, alarmohet policia

Një video për Tik Tok ve në lëvizje policinë e Korçës.

Në videon e siguruar shihet një person i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.

Kjo skenë ka alarmuar qytetarët kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje por më pas janë përballur me këtë skenë ‘qesharake’.

Personi është shoqëruar në komisariat.