Gruaja u hodh nga ballkoni, gjykata lë në burg bashkëshortin

Anisa Gjini i dha fund jetës më 6 korrik ndërsa u hodh nga kati i tretë i banesës ku jetonte, duke humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndihmës së parë që iu dha.

Sot Gjykata e Durrësit ka vendosur të lerë në qeli në masën e sigurisë “arrest në burg”, bashkëshortin e saj, Alfred Gjini.

Ky i fundit akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg, nëse gjykata e shpall fajtor.

Gjini do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Dyshohet se Anisa Gjini i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj.

Tragjedia në familjen me origjinë nga Librazhdi la pa prindër dhe djalin e mitur të çiftit.

Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e nënës së re.