EMRAT-FOTO/ Grabitën banesën në Sarandë, në pranga edhe kosovari i rrezikshëm

Policia e Sarandës ka vënë në pranga kaër persona të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë vjedhur një banesë.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi Getoar Mulliqi, ish-dënuar për vjedhje në Kosovë.

Ndërkohë që një nga të ndaluarit Vangjel Pelle, është I njohur për drejtësinë pasi në vitin 2012 banesa e tij u qëlluar me armë për shkak të një borxhi që ky i fundit kishte. Syri Tv ka siguruar edhe fotot e personave të ndaluar sot, 26 vjeçarit Getoar Mulliqi dhe Vangjel Pelle.

Sarandë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i  shtetasve H. M., 25 vjeç, banues në Prizren dhe V. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u shpallen në kërkim shtetasit N. C., 26 vjeç dhe G. M., 26 vjeç, të dy banues në Gjakovë, Kosovë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. P., në lagjen nr. 1, Sarandë, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.