Lojtarët e Serie A kanë shënuar më shumë gola në ‘Euro 2020’

Futbollistët që luajnë në ligën italiane Serie A, janë më të mirë përballë portës kundërshtare.

Këtë e thonë edhe statistikat e fundit nga Kampionati Europian EURO2020. Gjithsej deri tani janë luajtur 44 ndeshje dhe janë shënuar 123 gola. Nga ky numër, 30 janë shënuar nga lojtarët që luajnë në klubet e Serie A.

Me 26 gola në vendin e dytë radhitet liga gjermane Bundesliga, kurse ajo e Anglisë, Premierliga në vendin e tretë me 23 gola. Një numër befasues është ai i La Ligas, ku në 123 golat e shënuar gjithsej në EURO20, lojtarët që luajnë në ekipet spanjolle kanë shënuar vetëm 8 gola.

Kujtojmë që golashënuesi më i mirë deri më tani në EURO20 është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo me 5 gola.