Sezoni i ri në La Liga/ Barcelona e nis në shtëpi, Reali në transfertë. Dalin datat e ‘El Clasicos’

Kampionati spanjoll i futbollit ka bërë publik kalendarin futbollistik për sezonin e ri 2021-2022.

Kampionët në fuqi të Atletico Madridit do ta nisin në transfertë kampionatin përballë Selta Vigos në datën 15 gusht. Në po këtë datë Barcelona do të presë në shtëpi Real Sociedadin, ndërsa Real Madridi do të luajë në transfertë në shtëpinë e Alaveshit.

“El Clasico” e parë do të luhet në datën 24 tetor në “Camp Nou”, ndërsa ndeshja e kthimit në datën 20 mars të vitit 2022. Për sa i përket derbit madrilen, Reali do të presë në shtëpi Atletikon në datën 12 dhjetor, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në datën 8 maj.