Iu dogjën 60 shezlongjet që do t'i hapte sot, flet biznesmeni nga Drimadha: Kishte pakënaqësi

Bilbil Domi, pronari i një biznesi në plazhin e Drimadhës në Dhërmi, që priste të hapte sot çadrat dhe shezlongët për herë të parë për klientët e tij, ka pasur përpara syve këtë mëngjes vetëm grumbuj hiri në vend të tyre. Pas pas mesnatës, 60 shezlongjeve iu vu zjarri dhe gjithçka u bë shkrumb para syve të tij.

Në një dëshmi që dha në Polici, 55-vjeçari Domi tha se të dielën, më 27 qershor, kishte marr lejen për shfrytëzimin e hapësirës së tij dhe 60 çadrat dhe shezlongët i kishte bërë gati për t’i vendosur në punë këtë mëngjes të hëne, por si duket  ka pasur shumë pakënaqësi nga konkurentët.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet me pistë kryesore konkurencën për ndarjen e hapësirave të plazhit..

Jo më larg se dy netë më parë, një debat i madh për këto hapëzira çoi në tragjedi në plazhin e Velipojës, ku u vranë katër persona dhe u plagosën 2 të tjerë.